Zelenskyy: Evropa iu bashkua për herë të parë negociatave për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Zelenskyy: Evropa iu bashkua për herë të parë negociatave për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha të hënën se Evropa për herë të parë iu bashkua punës së ekipeve negociuese që po punojnë për arritjen e një zgjidhjeje për Ukrainën, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Zelenskyy tha se ekipet negociuese kanë zhvilluar një raund tjetër diskutimesh, ku të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë marrë pjesë nga distanca.

“Sot u zhvillua një tjetër bisedë mes grupeve negociuese – ukrainase, amerikane dhe evropiane – në nivel ekipesh. Proceset diplomatike po zhvillohen intensivisht dhe shpresojmë që ato të mos jenë pa rezultat”, tha ai.

Sipas Zelenskyyt, palët kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim të radhës në Berlin, në kuadër të Koalicionit të të Vullnetshmëve, me qëllim hartimin e hapave konkretë të përbashkët në procesin e vazhdueshëm diplomatik që synon përfundimin e luftës.

Ai tha se vendet evropiane për herë të parë u përfaqësuan nga grupi i plotë i zyrtarëve që pritet të marrin pjesë në negociatat me Rusinë.

“Evropa u përfaqësua për herë të parë në këtë bisedë në tërësi, pikërisht nga ata që do ta përfaqësojnë në negociatat me rusët. Këta janë Franca, Gjermania, Britania, Italia, Polonia, përfaqësues të BE-së, përkatësisht të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, si dhe një përfaqësues i NATO-s”, theksoi ai.

Megjithatë, Zelenskyy nuk specifikoi se kur do të mbahet takimi në Berlin dhe nuk dha detaje të tjera lidhur me propozimet e diskutuara.

MARKETING