Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, duke përfshirë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e saj drejtpërdrejt ose përmes tranzitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha se me 14 dhjetor 2026 bëhen plotë gjashtë vjet prej se sistemi kosovar elektro-energjetik fitoi pavarësinë e plotë energjetike.

Kurti tha se që nga ajo kohë, Serbia bllokon alokimin komercial dhe tregtimin në linjat ndërkufitare me Kosovën duke shkaktuar dëme financiare dhe të njëjtën kohë duke rrezikuar sigurinë e furinzimit me energji elektrike.

“Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe si masë e parë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim”, theksoi Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se për t’u përballur me vështirësitë si pasojë e këtij vendimi të Serbisë, do ta obligojnë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që të sigurojë një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor si dhe do të vendosin masa emergjente në energji, që ka thënë se përfshijnë obligimin e “Ibër-Lepencit” për ta shitur energjinë e shërbimit publik.

Kurti shtoi se bllokimi i linjave nga ana e Serbisë nuk u pengon sepse duan të blejnë energji nga Serbia, por ajo pamundëson shfrytëzimin e kësaj infrastrukture kritike për të sjellë energjinë transit nga Serbia.

Në fjalën hyrëse të Qeverisë, Kurti gjithashtu mirëpriti dekretimin nga ana e Presidentes të Ligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

MARKETING