Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali.

MARKETING

Shik.mk

Vishkulli ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses, por trajtimi i tij do të vijojë. Ai njofton se javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje, të cilën e cilëson si më të rëndësishmen, pasi lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e shikimit.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja vazhdon. Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë. Zoti më dhëntë forcë dhe u bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan ai.

I riu ndodhet në Itali, ku po merr trajtim të specializuar për dëmtimin në sy të pësuar gjatë protestës në Tiranë.

MARKETING