Presidenti turk udhëton drejt Azerbajxhanit për festimet e Ditës së Fitores

Presidenti turk udhëton drejt Azerbajxhanit për festimet e Ditës së Fitores

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është nisur drejt Karabakut me ftesë të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për të marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Fitores së Azerbajxhanit, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Erdogan u përcoll në Aeroportin Ataturk të Stambollit nga zv/presidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Stambollit, Davut Gul, si dhe kryetari i degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Stamboll, Abdullah Ozdemir.

Presidenti shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Cagatay Kilic, zv/kryetari i AK Partisë dhe përgjegjësi për Marrëdhëniet me Shtetet Turkike, Kursad Zorlu, si dhe kryetar i Këshillit të të Urtëve të Organizatës së Shteteve Turkike, Binali Yildirim.

MARKETING