Tronditet Kolumbia: Oficeri i policisë vritet brenda ambienteve të bankës

Tronditet Kolumbia: Oficeri i policisë vritet brenda ambienteve të bankës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur departamentin Magdalena në Kolumbi ditën e martë, më 3 nëntor 2026, ku një oficer i Policisë Kombëtare mbeti i vrarë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të një banke.

MARKETING

Shik.mk

Viktima është identifikuar si Angel de Jesus Arrieta Ruiz, i cili ndodhej jashtë orarit zyrtar të punës dhe kishte shkuar në degën e Bankës Agrare në qytetin El Difícil për të kryer disa veprime personale.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga mediat vendase tregojnë momentin kritik kur autori, i veshur me një bluzë të kuqe, hyn në ambientet e bankës. Pasi vëzhgon zonën për disa sekonda, ai i afrohet me shpejtësi policit Ruiz, i cili në ato momente po bisedonte me një nga punonjësit e bankës.

Autori ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shkrepur disa herë në drejtim të zyrtarit policor. Edhe pse oficeri Ruiz u përpoq të reagonte dhe të mbrohej në çastet e fundit, plumbat i shkaktuan plagë të rënda.
Ai u transportua me urgjencë për në spitalin e zonës nga dëshmitarët dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, mirëpo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Autoritetet kolumbiane kanë nisur menjëhirë hetimet intensive dhe po ekzaminojnë pamjet filmike për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, si dhe zbardhjen e plotë të motiveve të këtij ekzekutimi.

MARKETING