Detaje të reja nga tragjedia në Bogdanc: 21-vjeçari ishte denoncuar më parë për dhunë ndaj të miturës

Detaje të reja nga tragjedia në Bogdanc: 21-vjeçari ishte denoncuar më parë për dhunë ndaj të miturës

Më 03.11.2026, në orën 18:40, T.K. nga Bogdanci ka denoncuar se në vendin e quajtur -Içeva Çeshma, në ,,Gorno Sellë” në Bogdanc kishte vërejtur një automjet motorik udhëtarësh të parkuar e të djegur, në afërsi të të cilit ndodhej një trup i pajetë.
Menjëherë pas denoncimit, nëpunës policorë të SP KP Gjevgjeli janë nisur për në vendngjarje, ku ishte konstatuar se në afërsi të automjetit të djegur ndodhej një person i gjinisë mashkullore, i cili nuk ka dhënë shenja jete. Më pas është konstatuar se bëhej fjalë për V.G. (21) nga Bogdanci. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore pranë Spitalit të Përgjithshëm të Gjevgjelisë ka konstatuar vdekjen. Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e Brigadës Zjarrfikëse, është vërejtur se brenda automjetit ndodhej edhe një person i djegur pa shenja jete.
Për ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë dhe është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes. Me udhëzim të prokurorit publik, trupat janë dërguar për autopsi me qëllim të konstatimit të identitetit, përkatësisht konstatimit të shkaqeve të vdekjes. Po ndërmerren masa për konstatimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Më parë, më 01.10.2026, në orën 01:30, nga ana e Xh.K. (46) në Gjevgjeli është denoncuar se më 30.09.2026, rreth orës 21:00, pas një grindjeje verbale paraprake ndërmjet vajzës së tij 17-vjeçare dhe V.G. (21), të cilët kanë qenë në lidhje dashurie, në shtëpinë familjare të V.G. në Bogdanci, e ka sulmuar fizikisht të miturën dhe i ka bërë kërcënime me jetë në rast se largohej nga shtëpia, me ç’rast V.G. ia ka dëmtuar telefonin celular me qëllim që të mos kishte mundësi të thirrte policinë. Në një moment të caktuar e mitura ka arritur të largohej nga shtëpia përmes dritares, me ç’rast i është ofruar ndihmë nga kalimtarët e rastit të cilët kanë thirrur policinë dhe e njëjta është transportuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të ISHP-së Spitali i Përgjithshëm i Gjevgjelisë.
Për ngjarjen u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gevgjelisë dhe u përpilua Procesverbal për pranimin e kallëzimit për kryerje të veprës penale „Lëndim trupor”, sipas nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.
Nga ana e nëpunësve policorë të NJPB Gjevgjeli, më 01.10.2026, në orën 01:09, V.G. (21) është privuar nga liria dhe ishte zhvilluar bisedë zyrtare me të.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gjevgjeli, më 14.10.2026, ngriti kallëzim penal kundër V.G. (21) nga Bogdanci mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor”, sipas nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.

MARKETING