Presidenti Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut për një vizitë zyrtare

Presidenti Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut për një vizitë zyrtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti të hënën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, me ftesë të Presidentit Lee Jae Myung, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Erdogan dhe zonja e parë Emine Erdogan u mirëpritën në bazën ajrore të Seulit në Seongnam nga ministri i Tregtisë së Koresë së Jugut, Park Jung-sung.

Ambasadori i Turqisë në Korenë e Jugut, Fatih Yildiz dhe bashkëshortja e tij, Nesrin Yildiz, ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e pritjes.

Erdogan shoqërohet në vizitën e tij nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe kreu i Politikave Shëndetësore, Halit Yerebakan dhe Sekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gorgun.

Erdogan është planifikuar të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin e Koresë së Jugut të martën në kuadër të vizitës së tij, e cila do të vazhdojë deri më 4 nëntor.

Bisedimet pritet të trajtojnë të gjitha aspektet e partneritetit strategjik midis Turqisë dhe Koresë së Jugut, si dhe çështjet aktuale rajonale dhe globale.

Të dyja palët pritet gjithashtu të nënshkruajnë disa marrëveshje që synojnë forcimin e kuadrit ligjor të marrëdhënieve dypalëshe.

MARKETING