Xhiroja e 12-të në futbollin vendor: Të dielën luhen dy ndeshjet e para
Të dielën do të zhvillohen dy përballjet e para të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA. Programi nis në ora 12:00, kur Shkëndija e Haraçinës do të jetë nikoqire e Tikveshit, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikët e plota. Ndërkohë, në ora 14:30, Bregallnica do të përballet me Shkëndijën e Tetovës, e cila hyn në këtë takim si favorite për të arkëtuar tri pikët. Ndeshjet e xhiros së 12-të do të vazhdojnë të hënën, me tri përballje të tjera: Skopje – Sileksi, Vardari – Struga dhe Bashkimi – Arsimi. /SHENJA/

