Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka interceptuar dy raketa balistike të grupit Huthi
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi se ka interceptuar dhe shkatërruar dy raketa balistike të grupit Huthi, të cilat kishin në shënjestër qytetet saudite Taif dhe Janbu, transmeton Anadolu.
“Dy raketa balistike të lëshuara nga milicia Huthi drejt qyteteve Taif dhe Janbu u interceptuan dhe u shkatërruan”, shkroi zëdhënësi i koalicionit, gjeneral brigade Turki al-Maliki, në platformën sociale amerikane X.
Incidenti ndodhi në një kohë të përshkallëzimit të armiqësive mes Huthive dhe koalicionit, përfshirë sulmet që kanë shënjestruar aeroportet dhe objektet energjetike të Arabisë Saudite.
Arabia Saudite udhëheq një koalicion ushtarak që mbështet qeverinë e Jemenit kundër Huthive që nga viti 2015.
Huthit kanë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe pjesë të tjera të vendit që nga viti 2014.

