Turqia: Greqia po shpërfill të drejtat e pakicës turke për zgjedhjen e myftinjve

Turqia: Greqia po shpërfill të drejtat e pakicës turke për zgjedhjen e myftinjve

Turqia deklaroi të shtunën se Greqia vazhdon të shpërfillë të drejtat themelore dhe liritë fetare të pakicës turke në Trakinë Perëndimore, duke emëruar myftinj në Komotini dhe Ksanthi, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se Greqia vazhdon të shpërfillë të drejtat dhe liritë e pakicës, të garantuara nga Traktati i Paqes i Lozanës dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke emëruar “të ashtuquajtur myftinj” në rajon.

“Institucioni i myftiut është pjesë e pandashme e identitetit fetar, shoqëror dhe kulturor të pakicës turke në Trakinë Perëndimore”, tha ministria.

“Duke refuzuar të njohë myftinjtë e zgjedhur nga pakica turke në Trakinë Perëndimore, e cila është një pakicë zyrtare në vend, Greqia shpërfill vullnetin e pakicës dhe lirinë e saj fetare, duke dëshmuar edhe një herë qasjen e saj të shtrembëruar ndaj të drejtave themelore të njeriut”, thuhet në deklaratë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve greke që të njohin myftinjtë legjitimë të zgjedhur nga pakica dhe t’u japin fund përpjekjeve për të imponuar myftinj të emëruar”, shtoi ministria.

MARKETING