Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, viziton Kinën përmes urës së re kufitare

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim, viziton Kinën përmes urës së re kufitare

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbërritur të shtunën në qytetin kufitar kinez Dandong, i shoqëruar nga këshilltari më i lartë politik i Pekinit, raportuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Sipas raportimeve, Kim ka mbërritur në Dandong përmes urës së re mbi lumin Yalu, e cila lidh Korenë e Veriut me Kinën.

Këshilltari më i lartë politik i Kinës, Wang Huning, e ka shoqëruar Kimin gjatë vizitës në Dandong, që ndodhet në provincën Liaoning, në verilindje të Kinës, raportoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

Wang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC) dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, i ka përcjellë Kim Jong Unit “përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira” të presidentit Xi Jinping.

Nuk u dhanë hollësi të tjera lidhur me vizitën e Kimit dhe takimet e tij me zyrtarët kinezë.

Vizita zhvillohet një ditë para përvjetorit të hyrjes së Kinës në Luftën e Koresë, e cila zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953.

Kim pritej të kthehej në Korenë e Veriut pas vizitës së së shtunës, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, me seli në Seul.

Kina dhe Koreja e Veriut hapën këtë muaj urën e re mbi lumin Yalu, me gjatësi prej tre kilometrash, pas një vonese të gjatë, me synimin për të rigjallëruar tregtinë pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara dhe ndërprerjesh të lidhura me pandeminë.

Vizita e fundit e Kimit në Kinë ishte në shtator të vitit 2025, kur ai mori pjesë në ceremonitë e 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Pekin, ku zhvilloi një takim të nivelit të lartë me Xi Jinping.

MARKETING