Arrestohet 25-vjeçari në Strumicë, në shtëpinë e tij gjendet marihuanë

Arrestohet 25-vjeçari në Strumicë, në shtëpinë e tij gjendet marihuanë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se më 20 tetor, në orën 17:30, në fshatin Staro Baldovci të Strumicës, policia ka arrestuar B.A. (25), banor i këtij fshati.

MARKETING

Shik.mk

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, policia ka gjetur një kavanoz me marihuanë dhe një qese me degë të bimës së kanabisit.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të tij, ndaj personit do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

MARKETING