Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën

Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën

Kremlini vazhdon të refuzojë iniciativat amerikane për paqe, ndërsa fajëson Ukrainën për pengimin e negociatave.

MARKETING

Shik.mk

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po e sfidon drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump, duke kritikuar marrëveshjen SHBA-Rusi për furnizimin me naftë dizel.

Megjithatë, presidenti ukrainas tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës do t’i ndalonin sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës nëse do të merrnin raketa shtesë interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Pas një moratoriumi treditësh, Kievi i rifilloi sulmet, duke deklaruar se Rusia kishte vazhduar gjatë asaj periudhe goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Rusia nuk e respektoi fare armëpushimin. Por, kur Ukraina ia ktheu goditjet, Moska nxitoi të ankohej te Trumpi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

MARKETING