Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt

Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ekzekutimi i Nidal Malik Hasanit, ish-majorit të ushtrisë amerikane të dënuar për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood në vitin 2009, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.

MARKETING

Shik.mk

Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e cilësoi Hasanin si “tradhtar” dhe “njeri shumë të keq”, duke theksuar se ai vrau 13 persona, përfshirë një ushtare shtatzënë, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të palindur. Nga sulmi u plagosën rëndë edhe 32 persona të tjerë.

Trump argumentoi se transmetimi i ekzekutimit mund të shërbente si një masë parandaluese, duke i treguar botës mënyrën se si Shtetet e Bashkuara “veprojnë ndaj terroristëve”. Megjithatë, ai tha se shumë njerëz do të preferonin të mos e shihnin ekzekutimin, përmes transmetimit apo mjeteve të tjera pamore.

Sipas presidentit amerikan, Hasani do të ekzekutohet me pushkatim, sipas planifikimit, por procesi nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.

Trump shtoi se familjarët e afërt të viktimave do të kenë mundësinë ta ndjekin ekzekutimin nga afër, nëse dëshirojnë, duke theksuar se ata meritojnë ta dëshmojnë drejtësinë.

Në reagimin e tij, Trump kritikoi gjithashtu administratën e ish-presidentit Barack Obama për mënyrën se si FBI-ja trajtoi komunikimet e Hasanit me klerikun radikal Anwar al-Awlaki, me të cilin ai kishte shkëmbyer mesazhe elektronike para sulmit.

Sipas Trumpit, hetuesit e FBI-së kishin arritur në përfundimin se emailet nuk përbënin kërcënim, një vlerësim që më vonë u konsiderua si një dështim i rëndësishëm i inteligjencës amerikane.

MARKETING