Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës

Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës

Të paktën 17 nxënës humbën jetën kur çatia e një shkolle private u shemb sot në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Të gjithë fëmijët që humbën jetën janë të moshës 13 vjeç ose më të vegjël”, tha zëdhënësi i spitalit “Lady Reading”, Muhammad Asim, sipas gazetës lokale “Dawn”.

Spitali shpalli gjendje emergjente, tha ai.

Zëdhënësi i Shpëtimit 1122, Bilal Ahmed Faizi më parë tha se personeli i shpëtimit kishte transportuar rreth 20 persona, përfshirë nxënës dhe mësues, në spitale.

Bëhet e ditur se operacioni i shpëtimit është në zhvillim e sipër.

Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe përdorimit të materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët.

Në qershor, 14 fëmijë humbën

MARKETING