Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton dy raketa balistike të Huthive

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton dy raketa balistike të Huthive

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha të martën se ka interceptuar dhe shkatërruar dy raketa balistike të lëshuara nga grupi Huthi në drejtim të Dhahranit dhe Haradhit, në lindje të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, njoftoi në postime të ndara në platformën sociale amerikane X se forcat kanë interceptuar një raketë që po drejtohej drejt Haradhit dhe një tjetër drejt Dhahranit.

Koalicioni tha se mbetjet e raketës së interceptuar kanë rënë në një zonë të banuar në Dhahran dhe se autoritetet po ndërhyjnë në vendngjarje.

Nuk u dhanë detaje për viktima apo dëme materiale.

Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite kishte lëshuar më herët të martën paralajmërim për “rrezik të mundshëm” në Provincën Lindore, ndërsa disa minuta më vonë njoftoi se rreziku kishte kaluar.

MARKETING