OKB-ja dënon sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi

OKB-ja dënon sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi

Kombet e Bashkuara dënuan sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, duke paralajmëruar për rreziqet në rritje ndaj zinxhirëve globalë të furnizimit me ushqime dhe ekuipazheve detare ndërkombëtare, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Natyrisht, dënojmë sulmet ndaj anijeve civile, veçanërisht sulmin më të fundit që ndodhi pranë brigjeve të Bullgarisë”, u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ai paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve që transportojnë drithëra dhe mallra thelbësore janë shtuar, duke ndikuar në çmimet e mallrave në mbarë botën.

Dujarric bëri paralele me rritjen e rreziqeve detare në Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare u detyrohet mirënjohje detarëve që punojnë në kushte vdekjeprurëse për të mbajtur në funksion tregtinë globale.

Deklaratat vijnë pas njoftimit të kryeministrit bullgar, Rumen Radev, i cili konfirmoi se anija “Chelsea 3”, me flamur maltez, lëshoi një sinjal alarmi herët të martën, pasi tre dronë goditën kuvertën dhe anën e saj, 18 milje detare në lindje të Bjalës. Të 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes në pronësi ukrainase u evakuuan në mënyrë të sigurt në Varna.

Radev njoftoi se një tjetër anije u godit 17 milje detare në lindje të Krapetsit dhe më pas u fundos, ndërsa një detar u shpëtua.

MARKETING