Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë

Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës që po zhvillohet pranë Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa deputet të AAK-së.

MARKETING

Shik.mk

Duke iu drejtuar protestuesve, Haradinaj ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara mund të ishte votuar edhe në leximin e dytë, njësoj sikurse në leximin e parë.

Ai e ka cilësuar situatën e krijuar si të dhimbshme, duke thënë se kjo gjendje po prek edhe qytetarët dhe vendin.

“Ashtu siç u votua në lexim të parë, mundem ta kryenim edhe në lexim të dytë. Është e dhimbshme. Po na dhimbseni edhe ju, po na dhimbset vendi, po na dhimbsen ata që janë atje”, u shpreh Haradinaj.

 

MARKETING