Haradinaj: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është, sipas tij, ofendim për popullin e Kosovës.
Në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Haradinaj tha se ky vendim nuk është në emër të popullit të Kosovës.
“Për gjakun tonë edhe për këtë Parlament edhe për drejtësinë. Dhe nuk është në emrin tim, nuk është në emrin e popullit të Kosovës”, deklaroi Haradinaj.
Ai tha se, sipas tij, përgjigjja ndaj Gjykatës Speciale do të duhej të ishte anulimi i saj.
Haradinaj bëri të ditur se Aleanca do ta mbështesë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa kërkoi që ai të votohet në dy lexime brenda ditës.
“Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij Parlamenti me mocion ta vendos në dy lexime dhe ta kryejmë sot”, tha ai.
Sipas Haradinajt, iniciativa për ndryshimin e ligjit është e pamjaftueshme dhe e vonuar.

