Hamza: Të miratohet ligji për Specialen, pastaj të zgjidhet presidenti dhe të shmangen zgjedhjet

Hamza: Të miratohet ligji për Specialen, pastaj të zgjidhet presidenti dhe të shmangen zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë thirrje që procedurat për zgjedhjen e presidentit të përmbyllen përmes një marrëveshjeje politike, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

MARKETING

Shik.mk

Hamza ka thënë se fillimisht duhet të miratohet Ligji për Specialen në të dy leximet, ndërsa më pas të propozohet dhe të votohet emri i presidentit.
Ai ka theksuar se qëndrimi i PDK-së, sipas tij, nuk lidhet vetëm me interesat e kësaj partie, duke argumentuar se institucionet dhe e ardhmja e Kosovës janë më të rëndësishme se çdo subjekt politik.

“Po e thashë, po e përsëris prapë. Kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së është, edhe kjo nuk është për PDK-në se kjo është më e madhe se PDK-ja. Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka përsëritur se alternativa që mbështet PDK-ja është miratimi i ligjit, zgjedhja e presidentit dhe shmangia e zgjedhjeve.

“Na po thojmë me u aprovu ligji në të dy leximet. Pastaj me u propozua emri për president dhe me u zgjedh presidenti, e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan me çu vendin në zgjedhje, është temë tjetër”, ka thënë Hamza.

I pyetur nëse pritet me pas takim sot me kreun e LVV-së, Albin Kurti, Hamza u përgjigj shkurt: “nëse po, do të informoheni”.

MARKETING