Verstappen magjik në Sepang, korr “pole position” e parë sezonal më Red Bull, Hamilton i dyti

Verstappen magjik në Sepang, korr “pole position” e parë sezonal më Red Bull, Hamilton i dyti

Max Verstappen me Red Bull korri të shtunën paradite “pole position” në pistën e Sepang (Malajzi), ku në fakt po zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Bahrein.

MARKETING

Shik.mk

Kjo garë zhvillohet në një pistë tjetër për shkak të problemeve në Lindjen e Mesme. Piloti holandez dha kohën 1’35”250, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, tri të dhjetat më i avashtë. Pra, dy ikonat e Formula 1 do ta nisin garën nga vija e parë e nisjes garën e së dielës. Ky është “pole” i parë sezonal për Verstappen, me Red Bull që ishte shumë e shpejtë në pistë. Këtë e konfirmon edhe vendi i tretë i Isak Hadjar me makinën tjetër (ka një penalitet me 5 pozicione). Në vendin e katërt u klasifikua kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes. Në vendin e pestë doli Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari, duke lënë pas dy makinat McLaren të Lando Norris e Oscar Piastri.

Në ‘top-10’ edhe George Russell me makinën tjetër Mercedes si dhe Pierre Gasly (Alpine) e Gabriel Bortoleto (Audi).

MARKETING