Shteti amerikan i Kalifornisë njeh Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin si festa zyrtare
Shteti amerikan i Kalifornisë ka njohur zyrtarisht Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin, dy festat kryesore islame, përmes një ligji të ri të nënshkruar nga guvernatori Gavin Newsom, transmeton Anadolu.
Projektligji i Asamblesë 2017, i nënshkruar të dielën dhe tashmë i kthyer në ligj, i shton këto festa në kalendarin zyrtar të festave të shtetit.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të Ramazanit, muajit të agjërimit në Islam, ndërsa Kurban Bajrami festohet gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit.
Shkollat publike dhe kolegjet komunitare mund të mbyllen për këto dy festa përmes procedurave ekzistuese lokale, ndërsa punonjësit shtetërorë që plotësojnë kushtet mund të përfitojnë gjithashtu kredi për ditë pushimi për këto festa.
“Përcaktimi i Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit si festa shtetërore është një përcaktim i kalendarit civil që njeh rëndësinë e tyre kulturore për komunitetet e Kalifornisë”, thuhet në ligj.

