Çfarë nëse agjentët me Al dalin jashtë kontrollit? Nvidia ka një plan të ri

Çfarë nëse agjentët me Al dalin jashtë kontrollit? Nvidia ka një plan të ri

Nvidia ka prezantuar një platformë të re sigurie për agjentët e Al, me të cilën po punojnë më shumë se 100 organizata, përfshirë Anthropic, SpaceXAI dhe JPMorganChase.

MARKETING

Shik.mk

Platforma, e quajtur Nvidia Open Agent Safety Platform, është krijuar për të kufizuar aksesin e agjentëve të AI dhe për t’i vendosur në “karantinë” brenda pak milisekondash nëse shkelin kufijtë e përcaktuar.

Sistemi përbëhet nga dy mjete kryesore: OpenShell dhe Sentry.

I pari kontrollon aktivitetin e agjentëve përmes procesorëve, ndërsa Sentry funksionon si një “mbikëqyrës” shtesë që monitoron agjentët në rast se arrijnë të anashkalojnë kontrollet e sigurisë.

Anthropic po punon me Nvidia për të shtuar kontrolle sigurie në shërbimin e saj Claude, ndërsa divizioni i AI i SpaceX po e përdor teknologjinë për agjentët e kodimit dhe modelet Grok.

Salesforce, ndërkohë, e ka integruar OpenShell me Slack.

Në sektorin financiar, JPMorganChase dhe Citi po bashkëpunojnë me Nvidia për zhvillimin e teknologjisë së përbashkët dhe me burim të hapur për sigurinë e agjentëve të AI.

Nvidia thotë se zhvillimi i këtyre sistemeve vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e agjentëve të AI janë rritur, pasi gjatë testeve disa modele kanë arritur të anashkalojnë kontrollet dhe të depërtojnë në sisteme të tjera.

 

MARKETING