“Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të Speciales

“Jo në emrin tim”, për të 13-tën natë protestohet kundër aktgjykimit të Speciales

Qytetarët janë mbledhur sërish të hënën mbrëma në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MARKETING

Shik.mk

Kjo është nata e 13-të me radhë që qytetarët mblidhen në shesh për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator.

Protesta e së hënës vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në deklaratën e miratuar nga deputetët thuhet se Kuvendi e konsideron “të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.

Paralelisht me protestat dhe reagimet politike, janë shtuar edhe kërkesat që ndryshimet dhe plotësimet në Projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të procedohen sa më shpejt për shqyrtim dhe votim në Kuvend.

Protesta “Jo në emrin tim” ka nisur më 16 shtator, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, dhe që atëherë po mbahet çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës.

Qytetarët që i bashkohen protestës po kërkojnë që kundërshtimi ndaj aktgjykimit të vazhdojë edhe përmes veprimeve institucionale dhe politike.

 

MARKETING