Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sonte takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

MARKETING

Shik.mk

Sipas burimeve të Klan Kosovës, në takim janë diskutuar tri çështje kryesore, një ditë para seancës së Kuvendit.

Një nga temat e diskutimit ka qenë deklarata që pritet të miratohet nesër nga Kuvendi lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Po ashtu, Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për ndryshimet në Projektligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështjen e presidentit të Kosovës.

Seanca pritet të nisë nesër me fillim të orës 11:00.

MARKETING