Ndalohet një 29-vjeçar në Aeroportin e Shkupit, kërkohej me urdhërarrest
MPB njofton se kanë ndaluar një person në Aeroporitn e Shkupit për të cilin kishte urdhërarrest.
“Më 21.09.2026 në orën 12:30 në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, me të hyrë në vend, oficerët e policisë ndaluan I.Ç. (29) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit.
Për të ishte lëshuar një urdhërarrest nga gjykata që personi të vuajë një dënim me burg prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal.
I.Ç. u dërgua në Burgun e Shkupit për të vuajtur dënimin e tij”, thonë nga MPB.

