Turqia dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re

Turqia dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re

Kompania Turkiye Nuclear Energy Inc. (TUNAS) dhe Agjencia Amerikane e Tregtisë dhe Zhvillimit (USTDA) nënshkruan një marrëveshje granti për reaktorët modularë të vegjël (SMRs) dhe reaktorët e gjeneratës së katërt në një ceremoni në “Shtëpinë Turke” në New York, tha të martën ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Alparslan Bayraktar, transmeton Anadolu.

Bayraktar tha në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X se marrëveshja do t’i mundësojë Turqisë të vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse fizibilitetin teknik, ekonomik dhe rregullator të teknologjive bërthamore të gjeneratës së ardhshme.

“Në përputhje me qëllimet tona për Emetime Zero Neto deri në vitin 2053 dhe pavarësi të plotë energjetike, ne jemi të përkushtuar për të diversifikuar përzierjen tonë të energjisë”, shtoi ai.

“Përveç centraleve tona bërthamore në shkallë të gjerë, ne do të vazhdojmë me vendosmëri të ndërtojmë një infrastrukturë të fuqishme dhe moderne të energjisë duke eksploruar me kujdes alternativat që i përshtaten më mirë nevojave të vendit tonë”, tha ai.

MARKETING