31-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në një aksident të rëndë në Itali

31-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në një aksident të rëndë në Itali

Një 31-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Ortonas, në rajonin Abruzzo të Italise.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, viktima është Stefan Gj. (31 vjeç), me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili jetonte në Ortona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën shtetërore 16. I riu po drejtonte një automjet të llojit „Volkswagen Golf“ kur, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi timonin.

Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me një mur mbajtës prej betoni të armuar. Nga goditja e fortë, 31-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

MARKETING