Erdogan: Turqia po i afrohet fazës përfundimtare të procesit “Turqi pa terrorizëm”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaroi se vendi po i afrohet “fazës përfundimtare” të procesit “Turqi pa terrorizëm” dhe se ka bërë përparim të konsiderueshëm pavarësisht përpjekjeve për ta penguar nismën, raporton Anadolu.
“Pavarësisht të gjitha provokimeve dhe kurtheve gjatë dy viteve të fundit, kemi bërë përparim të konsiderueshëm”, tha Erdogan gjatë një ceremonie në Stamboll.
Ai tha se procesi, i cili u nis për të eliminuar plotësisht terrorizmin, po zbatohet si një projekt shtetëror.
“Do t’ua ndërpresim një nga një burimet jetike atyre që janë ushqyer nga industria e terrorizmit për gati 50 vjet dhe që janë armiq të kombit dhe vendit tonë”, shtoi ai.
Presidenti turk tha se vendi i tij do të ndërmarrë me vendosmëri të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që terrorizmi të mos gjejë më terren në vend dhe të mos shkaktojë vuajtje të reja apo pikëllim të ri për familjet.
“Planet për të vënë vëllanë kundër vëllait duke ndezur zjarre të reja përçarjeje, falë Zotit, janë penguar falë përpjekjeve të vendit tonë”, tha Erdogan.

