Nuk ka marrëveshje mes 27 vendeve të BE-së për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Nuk ka marrëveshje mes 27 vendeve të BE-së për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk arritën një marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve individuale ndaj Rusisë, transmeton Anadolu.

Burime diplomatike për agjencinë e lajmeve ANSA theksuan se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (Coreper) u mblodh sot për të diskutuar rinovimin e listave të sanksioneve individuale të bllokut ndaj Rusisë, por nuk arriti marrëveshje.

Konsultimet do të vazhdojnë, ndërsa Coreper pritet të mblidhet sërish të hënën në përpjekje për të arritur një marrëveshje para se masat aktuale të skadojnë në mesnatën e së martës.

Në mbledhjen e mëparshme të hënën, komiteti ra dakord t’i zgjaste sanksionet vetëm për një javë, për t’u dhënë vendeve anëtare kohë shtesë që t’i “shqyrtojnë në mënyrë të hollësishme propozimet për rinovim”.

Regjimi i sanksioneve individuale të BE-së ndaj Rusisë përfshin ngrirjen e aseteve dhe kufizimet e udhëtimit që synojnë si individë, ashtu edhe subjekte.

MARKETING