Peleshi pas vendimit në Hagë: Nuk njollosen dot heronjtë e UÇK-së dhe lufta e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një deklarate, Peleshi ka thënë se vendimi i sotëm nuk mund ta zbehë apo njollosë, sipas tij, sakrificën e udhëheqësve të UÇK-së dhe luftën për liri.
“Vendimi i sapomarrë ndaj udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj. Sot dhe githmonë, qëndrojmë krah tyre, krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe krah Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike”, ka shkruar Peleshi.

