Shkollat e Prishtinës udhëzohen t’ia kushtojnë orën e parë katërshes së UÇK-së

Shkollat e Prishtinës udhëzohen t’ia kushtojnë orën e parë katërshes së UÇK-së

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që ora e parë mësimore nesër në shkolla t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kontributit të ish-krerëve të saj – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Në kuadër të kësaj ore, ju ftojmë që me nxënësit të trajtoni në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën e qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës, si dhe proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së përfshirë edhe vendimin që pritet të merret, për të cilin bashkërisht shpresojmë në vendim të drejtë që liron heronjtë tanë”, thuhet në kërkesë.

Drejtoria e Arsimit ka theksuar se qëllimi është që nxënësit të njihen me historinë e vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

Rreth 14 orë. Kaq ka mbetur para se atdheu të mësojnë fatin e katër burrave që luftuan për lirinë — dhe pavarësinë e saj — verdiktin e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale.

MARKETING