Tarifat e reja amerikane vendosin taksa 50 për qind për 110 produkte kanadeze

Tarifat e reja amerikane vendosin taksa 50 për qind për 110 produkte kanadeze

Një raund i ri i tarifave amerikane për mallrat kanadeze hyri në fuqi pas mesnatës së së martës, duke vendosur taksa 50 për qind për 110 produkte, transmeton Anadolu.

Masat mbulojnë një sërë mallrash, duke përfshirë djathëra të caktuar, motobarka, automjete të të gjithë terrenit (ATV) dhe mobilje.

Ato shënojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Washingtonit dhe Otavës dhe zgjerojnë gamën e produkteve kanadeze që përballen me tarifa më të larta amerikane.

Taksat e reja vijnë në mes të një mosmarrëveshjeje më të gjerë tarifore midis dy vendeve, me të dyja qeveritë që tashmë kanë vendosur ose kërcënuar masa që prekin miliarda dollarë në tregtinë dypalëshe.

MARKETING