Vuçiç: Do të dorëhiqem nga presidenca më 27 shtator

Vuçiç: Do të dorëhiqem nga presidenca më 27 shtator

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator.

Ai tha se atë mbrëmje do t’u drejtohet qytetarëve dhe do t’i falënderojë për mbështetjen e tyre.

“Kam shërbyer si President i Republikës për një kohë të gjatë dhe e vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të këtij vendi. Dhe më pas do të dal si qytetar i thjeshtë, ashtu si në të kaluarën; kam një kamionçinë të vogël, kam makinën time dhe madje kam siguruar edhe një furgon të vogël të pajisur për udhëtime (kamper) për të vizituar fshatrat dhe zonat urbane”, tha ai.

Vuçiç deklaroi se do të “vizitojë vendet më të largëta në Serbi”. Ai tha se do të mbajë tri ose katër tubime të mëdha.

“Beogradi, Novi Sadi, Kragujevci dhe Nishi – mendoj se tubimi përfundimtar do të mbahet në Nish”, shtoi ai.

Kujtojmë se më 11 shtator, Vuçiq njoftoi dorëheqjen e tij për datën 25 ose 26 shtator.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kryeson listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, edhe pse ende mban zyrtarisht postin e presidentit të Serbisë.

MARKETING