Çmimet e naftës dizel vazhdojnë të rriten në ShBA, duke tejkaluar 6,2 dollarë për gallon
Çmimet e naftës dizel në ShBA arritën sot nivel të ri rekord, duke kapur për herë të parë 6,23 dollarë për gallon.
Javën e kaluar, çmimi i naftës dizel tejkaloi pragun prej 6 dollarësh për shkak të rritjes së çmimeve të naftës në mbarë botën, treguan të dhënat e Shoqatës Amerikane të Automobilëve.
Kontratat e së ardhmes për Brent tregtohen me 107.6 dollarë për fuçi, me rritje prej 3 për qind ndërsa WTI-ja tregtohet me 102.8 dollarë, me rritje prej 2,8 për qind.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump tha se çmimet aktualisht të larta të energjisë lidhen me përpjekjet e ShBA-së për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore.

