Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Sot është zgjedhur Qeveria Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.
Pas seancës që u mbajt paraditen e së dielës, ku kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi në zyrën e saj emrin e Albin Kurtit për mandatar të Qeverisë. Më pas, Haxhiu e mandatoi Kurtin e u thirr edhe seanca.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria. Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.
Pas fjalimit të Kurtit nga ku prezantoi edhe përbërjen e Qeverisë dhe planet për 4 vjetet e ardhshme, ajo u hodh në votim duke marrë votat e nevojshme. /Kohanet

