Në 24 orët e fundit 13 shoferë janë privuar nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”

Në 24 orët e fundit 13 shoferë janë privuar nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e të gjithë shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 13 persona për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”.

“Prej tyre, 11 shoferë kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi, përkatësisht nga Velesi, Shkupi dhe Prilepi. Dy shoferë, nga Kumanova dhe Shkupi, kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, te një shofer nga Shkupi, i cili ka drejtuar automjet pa leje drejtimi, është konstatuar se targa e përparme e automjetit motorik të udhëtarëve nuk i përkiste automjetit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me qëllim sanksionimin e shoferëve të papërgjegjshëm dhe parandalimin e sjelljeve me të cilat rrezikohet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektimi i rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, posedimi i lejes së vlefshme të drejtimit dhe drejtimi i automjetit në gjendje të padehur janë bazë për komunikacion të sigurt, theksojnë nga MPB.

MARKETING