Norris surprizon në Madrid dhe siguron “pole position”

Norris surprizon në Madrid dhe siguron “pole position”

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi “pole position” pasditen e së shtunës në Madrid, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’31”824, duke qenë me 11 të mijëtat më i shpejti në pistë se Kimi Antonelli. Kryesuesi aktual i botërorit u rendit në vendin e dytë me makinën Mercedes, në një duel të fortë mes pilotëve më të mirë për “pole”. Në vendin e tretë u klasifikua piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. Ai do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me Charles Leclerc, i katërti me Ferrari. George Russell u klasifikua në vendin e gjashtë me makinën Mercedes. Në “top-10” u klasifikuan edhe Oscar Piastri, Liam Lawson, Franco Colapinto e Arvid Lindblad. Rezultatet e sotme pritet ta bëjnë mjaft interesante garën nesër (ora 15:00) në pistën e re të Madrid.

MARKETING