Qeveria e Kosovës falënderon organizatorët e “Marshit për liri”

Qeveria e Kosovës falënderon organizatorët e “Marshit për liri”

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një reagimi publik ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë, transmeton Anadolu.

“Shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.

Marshi i cili mblodhi mijëra qytetarë nga Kosova, por edhe me pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga viti 2020.

Më 16 shtator në Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë, pritet të shpallet verdikti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

MARKETING