Tragjedi gjatë një festivali fetar në Meksikë, shpërthimi i fishekzjarrëve lë 10 të vdekur dhe 64 të lënduar

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm i fishekzjarrëve gjatë një festivali fetar në Meksikë.

MARKETING

Description of image

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë kishës “Nuestra Señora de la Luz”, në Temascalcingo, në shtetin qendror të Meksikës.

Qindra qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur ceremonitë dhe shfaqjen tradicionale, kur materialet piroteknike shpërthyen papritur. Nga fuqia e shpërthimit u shemb edhe një mur, duke lënë dhjetëra persona të plagosur.

Një peshkop vendas bëri të ditur se në mesin e të plagosurve janë edhe dy priftërinj.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar ende. Prokuroria e Shtetit të Meksikës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Incidente të tilla ndodhin shpesh në Meksikë, ku fishekzjarrët përdoren gjerësisht gjatë ceremonive fetare dhe festimeve tradicionale.

MARKETING