Gashi viziton Haraçinën, në fokus bashkëpunimi institucional dhe projektet për qytetarët

Gashi viziton Haraçinën, në fokus bashkëpunimi institucional dhe projektet për qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Daut Beqiri.

MARKETING

Description of image

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal, si dhe realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Biseduam për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe realizimin e projekteve me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Gashi.

Një pjesë e veçantë e diskutimeve i është kushtuar forcimit të komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimit të zyrave të deputetëve në Komunën e Haraçinës. Sipas Gashit, këto zyra do të shërbejnë si një urë më e drejtpërdrejtë komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

“Veçanërisht u dakorduam për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë, si një urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve”, ka theksuar Gashi.

Në përfundim të takimit, kryetari i Kuvendit i ka uruar sukses kryetarit të Haraçinës, Daut Beqiri, në realizimin e programit të tij për komunën, duke shprehur mbështetje për planet dhe projektet që synojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“I dëshirova suksese në realizimin e programit të tij për Komunën, ndërsa shpreha mbështetjen e plotë për planet që lehtësojnë jetën e qytetarëve të saj”, ka shkruar Gashi.

MARKETING