Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal

Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ka bërë të ditur se të paktën 10.000 familje vlerësohet se kanë humbur shtëpitë e tyre nga përmbytjet shkatërruese të befasishme në Nepal, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Zëdhënësi i IFRC-së, Tommaso Della Longa, për CNN tha se “situate është katastrofike”.

Ai tha se të paktën 10.000 familje vlerësohet se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa përpjekjet për të arritur tek ato vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të vështira, pasi rrugët dhe urat janë shkatërruar, komunikimet janë ndërprerë dhe në disa komunitete mund të arrihet vetëm me helikopter.

Duke folur për BBC-në, David Fisher, kreu i delegacionit të IFRC-së në Nepal, tha se fshatra dhe tregje të tëra janë zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Sipas pamjeve satelitore, përmbytjet ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga shkëputja e një mase të madhe akulli nga një akullnajë e Himalajeve, rreth 20 kilometra në verilindje të pikëkalimit kufitar Rasuwa-Rasuwagadhi.

Shembja bëri që tonelata akulli dhe shkëmbinjsh të binin në lumin Bhotekoshi më poshtë.

MARKETING