Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”

Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski, ka deklaruar se “katastrofa humanitare” në Gaza dhe mungesa e llogaridhënies për “përdorimin e tepruar të forcës” nga ushtria izraelite po minojnë mbështetjen publike edhe në vendet që mbështesin Izraelin, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Partneriteti kërkon respekt të ndërsjellë”, shkroi Sikorski të enjten në rrjetin social amerikan X.

“Katastrofa humanitare në Gaza, si dhe mungesa e llogaridhënies për përdorimin e tepruar të forcës nga ushtria izraelite, po minojnë mbështetjen publike edhe në vendet pro-Izraelit”, theksoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë shprehu “zhgënjim të madh” për vendimin e autoriteteve ushtarake izraelite për të ndërprerë procedurat lidhur me bombardimin, më 1 prill të vitit 2024, të një autokolone me ndihma humanitare të Kuzhinës Qendrore Botërore në Rripin e Gazës, ku u vra shtetasi polak Damian Sobol.

Ministria polake tha se ambasadori izraelit në Varshavë u thirr pas këtij vendimi, për të cilin Polonia u informua më 19 gusht.

Varshava shprehu një vlerësim kritik ndaj hapave të ndërmarrë deri më tani për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe tha se pret që Izraeli t’u sigurojë autoriteteve polake të gjitha shpjegimet dhe materialet e nevojshme të kërkuara nga hetuesit polak.

Prokuroria e Qarkut në Przemysl, tha ministria, po zhvillon paralelisht një hetim për rastin.

“Rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia në vitin 2024 duhet të sqarohen plotësisht”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Polonia nuk pranon “shmangien e përgjegjësisë ligjore dhe morale nga autorët”.

“Familjet meritojnë dëmshpërblimin e duhur”, shtoi ministria.

MARKETING