Të paktën 16 të vra’rë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

Të paktën 16 të vra’rë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë

Numri i të vdekurve nga një sulm në qytetin e Kryvyi Rihut, qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyy-t është rritur në 16.

MARKETING

Description of image

Më shumë se 130 persona u plagosën të premten, kur disa dronë rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, njoftuan autoritetet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, premtoi një përgjigje ndaj asaj që e përshkroi si “akt barbarie”.

Guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha tha se 22 fëmijë ishin në mesin e të plagosurve në sulmin e kryer gjatë ditës në qytetin e Kryvyi Rihut.

Ai publikoi një fotografi ku shihej tymi që dilte nga një ndërtesë e madhe industriale, raporton skynews.com.

Në një përditësim të bërë të shtunën herët, Hanzha tha se paraprakisht nëntë persona konsideroheshin të zhdukur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa ekipet e shpëtimit po pastronin rrënojat e qendrës tregtare.

MARKETING