Bitcoin tejkalon 77 mijë dollarët për herë të parë që nga maji

Bitcoin tejkalon 77 mijë dollarët për herë të parë që nga maji

Çmimi i Bitcoinit tejkaloi 77.000 dollarët për herë të parë që nga maji, pas zhvillimeve makroekonomike në SHBA, lehtësimit në tregun e obligacioneve dhe sinjaleve për mbështetje politike, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas ofruesit të të dhënave Coinmarketcap, vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoinin, u rrit me rreth 6,6 për qind në 24 orët e fundit, duke arritur në 2,6 trilionë dollarë.

Çmimi i Bitcoinit, kriptomonedha më e madhe për nga kapitalizimi i tregut, u rrit me më shumë se 7 për qind në 24 orët e fundit, duke arritur në 77.700 dollarë.

Çmimi i Ethereumit, i cili renditet i dyti për nga kapitalizimi i tregut, u rrit në 2.390 dollarë, me një rritje prej rreth 4,4 për qind.

MARKETING