Alkooli dhe shpejtësia në timon i morën në qafë – çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari, viktima të aksidentit në Durrës

Alkooli dhe shpejtësia në timon i morën në qafë – çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari, viktima të aksidentit në Durrës

Detaje të reja janë bërë publike për aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçar.

MARKETING

Description of image

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, ekspertiza ka treguar se vetura po lëvizte me shpejtësi rreth 114 kilometra në orë pak para aksidentit.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, shoferi ka humbur kontrollin e veturës gjatë një kthese. Fillimisht, njëra nga gomat e ka goditur bordurën, ndërsa më pas vetura është përmbysur dhe është zvarritur për rreth 40 metra.
Ekspertiza ka zbuluar gjithashtu se shoferi kishte konsumuar alkool.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy persona, të cilët po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

MARKETING