EBA-ja thotë se ka detektuar dy raketa balistike të lëshuara nga Irani

EBA-ja thotë se ka detektuar dy raketa balistike të lëshuara nga Irani

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi të martën se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë detektuar dy raketa balistike të lëshuara nga Irani, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Njëra nga raketat ka rënë brenda ujërave territoriale të EBA-së, ndërsa tjetra jashtë territorit të Emirateve, bëri të ditur ministria në një postim në rrjetet sociale.

EBA-ja, shtoi ministria, “mbetet plotësisht e përgatitur dhe e gatshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe për të kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për të cenuar sigurinë e vendit”.

Deklarata u bë pak pasi ministria njoftoi në një postim të mëhershëm në rrjetet sociale se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin detektuar një raketë në hyrje.

MARKETING