OKB-ja thirrje SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë bisedimet përpara skadimit të afatit 60-ditor

OKB-ja thirrje SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë bisedimet përpara skadimit të afatit 60-ditor

OKB-ja të hënën u bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit të rifillojnë negociatat, ndërsa po afrohet afati 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë, duke paralajmëruar se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, raporton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u tha gazetarëve se mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres ka mbetur i pandryshuar që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

“Mesazhi i tij është i njëjtë, të cilin e ka përcjellë që nga fillimi, se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”, deklaroi Dujarric.

“Ai i bën thirrje Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur negociatat drejt një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme, për të shmangur veprimet ushtarake dhe gjithashtu për të ulur retorikën që kemi dëgjuar ditët e fundit”, tha ai.

Deklaratat e tij u bënë ndërsa po afrohet fundi i periudhës 60-ditore të negociatave, pa u arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Afati rrjedh nga një mirëkuptim i arritur në qershor mes SHBA-së dhe Iranit, i cili përcaktoi një periudhë për negociata drejt një marrëveshjeje më të gjerë.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se afati 60-ditor për bisedimet me SHBA-në, pas memorandumit të mirëkuptimit të 17 qershorit, “e ka humbur rëndësinë” pas atyre që ai i cilësoi si shkelje “flagrante” nga Washingtoni.

Dujarric u pyet gjithashtu lidhur me një takim të fundit në Izrael mes këshilltarit dhe dhëndrit të presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Nuk kam ndonjë përditësim lidhur me takimet e fundit”, tha ai.

Teherani dhe Washingtoni ranë dakord për një armëpushim në prill dhe më vonë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në qershor, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit të tyre ushtarak dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Megjithatë, marrëveshja u shemb muajin e kaluar, ndërsa Irani dhe SHBA-ja shkëmbyen sulme për gati dy javë, përpara se Trump të ndalte papritur bombardimet, mes përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen.

MARKETING