Zjarri masiv në Belgjikë, digjen mbi 16,500 hektarë në parkun natyror më të madh të vendit

Zjarri masiv në Belgjikë, digjen mbi 16,500 hektarë në parkun natyror më të madh të vendit

Një zjarr i përmasave të pazakonta ka përfshirë një pjesë të madhe të parkut natyror malor më të madh të Belgjikës, në lindje të vendit, duke djegur të paktën 16,500 hektarë sipërfaqe.

MARKETING

Description of image

Autoritetet belge e kanë cilësuar situatën si një zjarr të paprecedentë, ndërsa mediat vendase e kanë përshkruar si një prej zjarreve më të mëdha të regjistruara në vend.

Zjarri ka shpërthyer rreth mesditës së të premtes, 14 gusht, në një zonë pyjore të rajonit Fan, pranë kufirit me Gjermaninë. Flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë natës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të parkut.

Për përballimin e situatës është aktivizuar edhe mekanizmi evropian i mbrojtjes civile. Bashkimi Evropian ka dërguar në zonë tre helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës nga Republika Çeke, Suedia dhe Holanda, në mbështetje të forcave belge.

 

 

Në terren ndodhen zjarrfikës nga zona të ndryshme të Belgjikës, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe ushtarë me automjete të pajisura për transportin dhe hedhjen e ujit në distanca të mëdha. Në përpjekjet për kufizimin e flakëve po kontribuojnë gjithashtu fermerë me mjetet e tyre.

Përmasat e zjarrit dhe terreni malor po e vështirësojnë ndërhyrjen e ekipeve në terren, ndërsa operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve vijojnë.

MARKETING