Avioni F-16 i Forcave Ajrore Turke rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor në Yalova, shpëton piloti

Avioni F-16 i Forcave Ajrore Turke rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor në Yalova, shpëton piloti

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Turke u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në provincën veriperëndimore Yalova ndërsa piloti u katapultua në mënyrë të sigurt, tha sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Një nga avionët tanë F-16 të Forcave Ajrore u rrëzua në Yalova gjatë një fluturimi stërvitor dhe piloti ynë u katapultua në mënyrë të sigurt”, tha ministria në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

“Shkaku i rrëzimit do të përcaktohet pas një hetimi të detajuar”, theksoi ministria.

MARKETING